Gjetja e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar
Prishtinë, 28 tetor - Në vazhdën e ngjarjeve dhe konferencave me karakter ndërkombëtar, të organizuara në vazhdimësi nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, sot e enjte në këtë universitet ka vazhduar punimet konferenca treditorë ndërkombëtare me temën SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability ose Gjeta e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar.
Edhe në dita e dytë të konferencës në fjalë u prezantuan shumë hulumtime në katër sesione.
Frederick Kile nga Shtete e Bashkuara te Amerikës, u paraqite me hulumtonin Etika, struktura dhe teknologjia , i cili tha Gradualisht njerëzit bëhen më pak të vetëdijshëm për teknologji në të cilën ne jemi të nguljuar. Njerëzit janë të inkurajuar për të blerë sepse nuk mund ta përballojnë një shtëpi pa makinë, ai më tej ceki gjithmonë ndryshimet e paimagjinueshme janë quajtur kriza p.sh e kemi Amazonë e cila përjetojnë thatësira. J. Scheffran nga Gjermani u paraqit me hulumtimin ndryshimet klimatike dhe stabiliteti në rajonin e Mesdheut .
Sistemet e Energjisë, ishte sesioni i pestë , ku kryesoi P. Marango nga Shqipëria . Në këtë sesion u paraqitën tre hulumtime si Aida Spahiu nga Shqipëria, me hulumtimin Ndikimi i globalizimit në ndryshimet teknologjike.
Po ashtu edhe Th. Koblara, nga Shqipëria u paraqitë më hulumtimin Përdorimin e programeve labviev në kontroll dhe stimulimi i paneleve diellore alegorik për të prodhuar të energjisë termike dhe elektrike për vendet turistike dhe vendet e zhvillimit. Po ashtu me një hulumtim mjaft interesante u paraqitë edhe Mimoz Dugolli, nga Kosova me hulumtimin Identifikimi i humbjeve komerciale në sistemit të energjisë elektrike në Kosovë
Sesionin e gjashtë e kryesoi Lerry Stapleton nga Irlanda. Në këtë sesion pati vetëm një hulumtim. M. Hersh nga Skoc me temën metodologjike në vdendët multikulturore dhe njerëzit me dëmtime të të pamurit.
Sesioni i shtatë Menaxhimit dhe Inxhinieria e kryesoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi. Peter Kopacek nga Austria dhe Lerry Stapleton nga Irlanda, u paraqiten me hulumtimin Menaxhimi i inxhinersië.
J. Wiilis nga Austria, u paraqitë me temën Menaxhimi në lidhje me ekipe shpërndarëse L. Spahiu nga Kosova u paraqite me hulumtimin Planifikimi strategjik në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e turizmit në Kosovë. A. Celina nga Kosova, me hulumtimin Roli i menaxhimit, cilësisë totale në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. B. Beqaj Kosovë, me hulumtimin Menaxhimi urban
Sesionin e tetë Qasjet bashkëpunuese dhe individualiste, e kryesoi D. Brandt nga Gjermania. D. Collins dhe L. Stapleton nga Irlanda, me hulumtimin Manifest për rrjete ne onlline dhe komuniteti.
Valon Murtezaj nga Kosova por profesor në France dhe në UBT në Prishtinë, ka prezantuar punimin e tij me titull Si e ka formësuar globalizimi kursin e marrëdhënieve ndërkombëtare - a po afrohemi me teper apo po largohemi.
Qëllimi i këtij punimi ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me globalizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve si dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Me këtë prezantim Profesor Murtezaj solli para pjesëmarrësve pikëpamjet me te reja nga autore eminente botërore lidhur globalizimin dhe efektin e këtij procesi ne marrëdhëniet ndërkombëtare.
Konferenca në fjalë është organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në bashkëpunim me Universiteti e Vjenës dhe Teknologjisë, Institutin për Pajisjet dhe Trajtimin e Robotikës (IHRT). Kjo konferencë është kaptinë e konferencave të Federatës Ndërkombëtare e Kontrollit Automatik (IFAC)
IFAC është themeluar në 1956 dhe momentalisht ka 50 shtete antare, dhe antari më i ri i federatës është Kosova, që është anëtarësuar përmes Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).