17 Nëntor 2024

Gjermania zotohet t'i ndaj Kosovës 32,59 milionë euro

Prishtinë, 12 janar - Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në fund të dhjetorit të vitit 2014 i është zotuar Kosovës për dhënie të mjeteve për bashkëpunim ekonomik në vlerë prej 32,59 milionë euro.

Në këto mjete sipasa ambasadës përfshihen 25 milionë euro për bashkëpunim financiar, përfshirë një hua me kamatë të volitshme dhe 7,59 milionë euro për bashkëpunim teknik.

\"Me anë të këtyre mjeteve do të bëhen përmirësime në linjat e transmetimit të rrymës në Kosovë dhe në zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Përveç kësaj do të mbështetet edhe eliminimi i ujërave të zeza në Pejë.\"

\"Shteti i ri i Kosovës edhe më tej ka nevojë për mbështetje në ndërtimin e administratës për ç’gjë bashkëpunimi zhvillimor gjerman do të këshillojë Kosovën edhe në tutje sa i përket reformës në gjyqësi dhe reformës në financat publike\", thuhet me tutje në njoftim.

Gjermania dhe Kosova do të punojnë sërish së bashku edhe në fushën e arsimit fillor. Ndërsa për të dhënë një kontribut në luftimin e papunësisë tek të rinjtë, Republika Federale e Gjermanisë për herë të parë ka premtuar një projekt për nxitjen e punësimit të të rinjve.

Këtë vit bashkëpunimi gjermano-kosovar shënon përvjetorin e tij të 15. Me të përfunduar lufta në Kosovë, në vitin 1999 Gjermania është angazhuar menjëherë për popullin e Kosovës.

Sot Republika Federale e Gjermanisë, si njëri nga donatorët më të mëdhenj e mbështet Republikën e Kosovës në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përafrimin e saj me BE-në. Për bashkëpunimin shtetëror bilateral me Kosovën Republika Federale që nga viti 1999 i ka vënë në dispozicion rreth 450 milionë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)