13 Maj 2024

Gjermania zotohet të ndaj 28,3 milionë euro për Kosovën

Prishtinë, 21 shtator - Ambasada e Gjermanisë ka bërë të ditur se sot, u mbajtën bisedimet ndërqeveritare për  bashkëpunim politik zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, është kryesuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza , ndërsa ai i Gjermanisë është kryesuar nga shefi i Divizionit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore dhe Kaukazin në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Leo Kreuz, i shoqëruar edhe nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Matthias Kiesler.

Pas negociatave të suksesshme, ministri i  Financave Bedri Hamza dhe shefi i Divizionit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore dhe Kaukazin në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Leo Kreuz, kanë nënshkruar protokollin e  këtyre negociatave për bashkëpunim zhvillimor.

Ministri Bedri Hamza tha se “Gjermania dhe populli gjerman në vazhdimësi kanë kontribuar për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të  Kosovës. Kam parasysh këtu në rend të parë mbështetjen e vitit 1999 e cila i hapi perspektivë zhvillimit të mëtejmë të Kosovës si një vend i lirë dhe gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme politike, diplomatike dhe të zhvillimit ekonomik të vendit."

“Gjermania është kontribuuesi dhe donatori më i madh i Kosovës. Prej vitit 1999 deri më tani ju keni kontribuar në zhvillimin e Kosovës në shumën prej € 400 milionë të cilat janë dhënë dhe zotuar si donacione dhe financime për projekte në fusha të ndryshme. Sot pritet që të vazhdoj bashkëpunimi ynë me një shumë prej € 28.3 (21.3 grand dhe 7 kredi) dhe € 3.5 milionë nga Instrumenti i Para Anëtarësimit në projektet e bashkëpunimit financiar dhe në ato të bashkëpunimit teknik”, tha ministri Hamza .

Ai më tej shtoi  “Si në Kornizën Afat-Mesme të Shpenzimeve, gjithashtu  edhe në strategji tjera, prioritet i Qeverisë së Kosovës është ruajtja e qëndrueshmërisë makrofiskale dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa, në anën tjetër përfaqësuesi i delegacionit gjerman Leo Kreuz, falënderoi ministrin Hamza për mikpritjen dhe bashkëpunimin nga institucionet e Kosovës, e në veçanti Ministrinë e Financave.

 Me këtë rast  ai shprehu përkushtimin dhe zotimin e qeverisë gjermane për vazhdimin, bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008 këto bisedime bilaterale u mbajtën tanimë për të pestën herë me radhë Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas SHBA-ve, do të mbështes Kosovën edhe më tej për t'i implementuar reformat e nevojshme në kuadër të procesit të afrimit të Kosovës me BE- në.

Për këtë qëllim sipas njoftimi të ambasades gjermane, gjatë këtyre konsultimeve janë zotuar mjete në vlerë prej 28,3 milionë eurove, të cilat i shërbejnë implementimit të projekteve në pikërëndesat përkatëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në fushën e energjetikës dhe ujërave, si dhe arsimit themelor.

Me qëllim të afrimit me standardet e BE-së është inicuar në mënyrë të përbashkët edhe menaxhimi i ujërave të zeza. Pastrimi i ujërave të zeza nuk është bërë deri tani në Kosovë.

"Në kuadër të një projekti në fushën e energjetikës financohet modernizimi i mëtejmë i rrjetit të transmisionit të energjisë për popullatën dhe mbështetet integrimi sistemit në tregun rajonal të energjisë", thuhet në njoftimin e ambasades.

Poshtu edhe Fondi për Sigurimin e Depozitave, i cili është themeluar brenda bashkëpunimit kosovaro-gjerman do të rritet për depozitat e vogla.

Planet e tjera të rëndësishme kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në zonat rurale, nxitjen e arsimit profesional, si dhe arsimit themelor.

Si projekt i ri është inicuar themelimi i një qendreje të takimit për të rinjtë në Mitrovicë, e cila do t'i mundësojë të rinjve nga të dy anët e lumit Ibër takime dhe shkëmbime me njëri-tjetrin.

Konsultimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politik zhvillimor mbahen një herë në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)