02 Maj 2024

Gjermania vazhdon të jetë kundër eurobondeve

Berlin, 16 gusht - Qeveria gjermane ka ritheksuar Jo-në e saj për krijimin e bondeve të përbashkëta për vendet e zonës së euros, si mjet kundër krizës së borxheve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë se koalicioni në Berlin nuk i vlerëson këto bonde si instrument i përshtatshëm. Shtetet janë përgjegjëse vetë për borxhet e tyre.

Gjermania dhe Franca theksojnë po ashtu se tema e bondeve të euros do të jetë pjesë e axhendës së takimit të kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin Nicolas Sarkozy, që do të mbahet sot të martën në Paris.

Në takim do të bisedohet më shumë për menaxhimin më të mirë të krizës në zonën e euros. Problemi kryesor mbetet konsolidimi i buxhetit.

Nëpërmjet eurobondeve do të thjeshtësoheshin përqindjet e interesit në zonën e euros. Për shtetet e zhytura në borxhe si Greqia, Portugalia dhe Irlanda, kreditë do të bëheshin më të lira.

Kurse vende stabile si Gjermania duhet të paguajnë përqindje të larta interesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)