20 Nëntor 2024

Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Greqia, protesta kundër kapitalizmit

Berlin, 2 qershor - Në Gjermani, Spanjë, Portugali dhe Greqi, masat popullore kanë organizuar protesta kundër kapitalizmit, politikave të FMN, komisionit evropian dhe BQE.

Gjermania ka përjetuar ditën e dytë të protestave thuhet në një njoftim të kanalit Al Xhazira. Sipas këtij kanali protestat janë përqendruar në qytetin Frankfurt dhe organizuar nga aktivistë të lëvizjes Blockupy e formuar pas shfaqjes së lëvizjes Pushtoni Wall Street-in në vitin 2011.

Në Lisbonë kryeqytet i Portugalisë gjithashtu janë zhvilluar protesta kundër planit të qeverisë për kursimin ekonomik.

Këto protesta janë zhvilluar përpara selisë së FMN në Portugali. Përveç Lisbonës protesta janë zhvilluar edhe në 17 qytete të tjera të Portugalisë.

Edhe në Madrid, kryeqytet i Spanjës mediat kanë informuar për organizimin e protestave nëpër rrugë ku pjesëmarrësit kanë kundërshtuar politikat e qeverisë spanjolle dhe bashkëpunimin e saj me trojkën evropiane, BQE dhe FMN të cilat janë bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në Spanjë.

Zbatimi i planit të kursimit në Evropë më shumë ka prekur dhe rënduar jetën e banorëve në Greqi, Portugali dhe Spanjë, gjë e cila ka çuar në rritjen e nivelit të papunësisë në eurozonë dhe sidomos në Greqi dhe Spanjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)