Gjermania shënon nivelin më të ulët të papunësisë
Berlin, 4 janar - Gjermania ka regjistruar shifrat më të ulëta të papunësisë në vend. Gjatë muajit dhjetor vetëm 6 për qind e njerëzve në këtë shtet janë klasifikuar si të papunë.
Sipas Agjencisë Federale të Punës në Gjermani, papunësia në vend gjatë muajit dhjetor është ulur me 17 mijë persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë përqindja e përgjithshme gjatë këtij muaji ka shkuar në 6, duke kapur kështu shifrat më të ulëta në historinë e këtij vendi.
Ndërkohë kjo shifër është gjithashtu mbi pritshmëritë e tregut, pasi gjatë muajit dhjetor ulja e papunësisë pritej që të ishte rreth 5 mijë persona.