19 Nëntor 2024

Gjermania rrit parashikimin për rritjen ekonomike

Berlin, 13 shkurt - Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën ndryshimin e parashikimit për rritjen ekonomike në vitet 2014 dhe 2015.

Pas ndryshimit, parashikohet që rritja e PBB-së e Gjermanisë në vitin 2014 do të jetë 1.8%, duke u rritur 0.1% në krahasim me parashikimin e kaluar.

Dhe në vitin 2015 ka mundësi të rritet në 2.0%. Përveç këtyre, në vitin 2014 pritet të shtohen 240 mijë vende pune, investimet në makineri dhe pajisje do të shtohen me 4.0%, ndërsa eksportet do të rriten me 4.1%.

Ministria gjermane e Ekonomisë tha se punësimi është i qëndrueshëm, ndërsa do të inkurajohet konsumimi privat dhe do të nxitet rritja ekonomike.

Sipas një sondazhit të publikuar nga Deutsche Welle, ndërmarrjet gjermane shprehën kënaqësi për situatën ekonomike.

Ndërkohë perspektiva e industrisë së ndërtimit është e mirë e po ashtu edhe konsumimi paraqitet i qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)