19 Nëntor 2024

Gjermania rithekson përkrahjen për projektet zhvillimore të Kosovës

Prishtinë, 29 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Fadil Ismajli ka pritur sot Hans Ulrich Sudbeck Drejtor i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i  shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Bloomayer.

Në këtë takim ministri Ismajli ka informuar z. Sudbeck për objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia e vendit përfshirë këtu projekte të veçanta me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit, si e ardhmja e PTK-së, Projektit të TC “Kosova e Re” etj.

Nga ana e tij Sudbeck ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur projektet të cilat avancojnë jetën dhe rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës. Mundësitë e angazhimit të kompanive gjermane në Kosovë, kapitalit dhe ekspertizës së tyre kanë qenë po ashtu pjesë e bisedës.

Gjithashtu Ministri Ismajli ka falënderuar z. Sudbeck dhe Ambasadorin Bloomayer për përkushtimin që shteti gjerman ka treguar në të kaluarën dhe tani po tregon karshi Kosovës.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)