Gjermania regjistron ulje të papunësisë
Berlin, 1 qershor - Papunësia ka regjistruar ulje tjetër në Gjermani në muajin maj me përqindje bruto 6,7 kundrejt shtatë për qind muajin e mëparshëm, por rënia ka ngadalësua ndjeshëm ritmin, sipas shifrave të publikuara sot.
Numri i të papunëve, sipas të dhënave të korigjuara nga ndryshimet sezonale shqyrtuar nga analistët, ka mbetur i pandryshuar në një muaj, ndërkohë që konsensusi i përmbushur nga Dow Jones Newswires u vendos në një ulje prej 5 000 personash.