Gjermania, plan kundër krizave ekonomike
Berlin, 11 korrik - Qeveria e shtetit gjerman po studion një plan kundër krizave të ardhshme ekonomike që mund të përfshijnë vendet e eurozonës, i cili parashikon ndërhyrjen e sektorit privat. Sipas prestigjozes "Spiegel", është vetë kancelarja Angela Merkel që po ushtron presion për arritjen e një zgjidhjeje të këtij lloji.
Kështu, nëse një shtet falimenton, plani parashikon që kreditorët të bien dakord me zgjedhjen e afateve të skadimit, reduktimit të pagave të interesave, ose të kthimit të një kuote më të ulët nga shuma e marrë.
Disa herë kancelarja gjermane Merkel është shprehur kundër dhënies së ndihmave financiare ndaj vendeve që janë në krizë, siç ndodhi në rastin e Greqisë, edhe pse më vonë dha dritën jeshile.