Gjermania përkrahë zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës
Gjatë takimit me kryetarin e odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit vendor ambasadori Reichel tha se e ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës për të shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe vendit të tij zhvillimit ekonomik.
Ai theksoi se rinia kosovare është shpresa e zhvillimit të vendit pasi që ka kualifikimet e duhura dhe njeh gjuhët e huaja.
Sot biseduam edhe për themelimin e shoqatës së kompanive gjermano kosovare , dhe ajo që më gëzon më së shumit është se kjo është iniciativa e kosovarëve dhe jo e gjermanëve, tha ambasadori Reichel.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këtë rast ka theksua se Gjermania deri më tash në mënyrë të gjithanshme ka përkrahur Kosovën në të gjitha fushat.
Ambasadorin e kam informuar për aktualitetin ekonomik ne Kosove, po ashtu e falënderova për përkrahjen e pafund te qeverise gjermane te proceseve edhe ne Kosove edhe ne Oden ekonomike te Kosovës . OEK-u ka arritur ta ketë një strategji, një plan te aktiviteteve dhe një vizion dhe e tera kjo është bere fal përkrahjes te Qeverise Gjermane, tha ai.
Kryetari Gërxhaliu theksoi se modelet gjermane te edukimit do te jene me siguri model i mirëseardhur për ardhmërinë e Kosovës.
Është mire qe ne Kosove te gjithë studiojnë, por do te jemi me te kënaqur qe te gjithë te punojnë , tha kryetari i OEK-ut.
Ai ka thënë se ekziston nevojë e madhe që të punohet në promovimin e vlerave dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Si gjithmonë gatishmëria e ambasadorit ka qene e pakontestueshme dhe ai do ti përkrah te gjitha këto procese me te vetminë qellim qe te arrihet një stabilitet dhe qëndrueshmëri ne Kosove, tha kryetari Gërxhaliu.