Gjermania pergënjeshtron planet për stabilitetin e euros
Berlin, 24 dhjetor - Qeveria federale gjermane ka hedhur poshtë njoftimet e një gazete sipas së cilës ajo angazhohet që për shpëtimin e euros të krijohet një institucion i ri krahas Bankës Qendrore Evropiane.
Dokumenti që përmendet në gazetën "Süddeutsche Zeitng" ka dalë nga shoshitjet e bëra në nivel pune në Ministrinë e Financave.
Ai nuk paraqet në asnjë mënyrë qëndrimin e qeverisë gjermane. Gazeta ka njoftuar se fondi i ri duhet t'u sigurojë ndihma emergjente vendeve të euros dhe t'i detyrojë ato njëkohësisht për rregulla më të ashpra ekonomike.