Gjermania paraqet projektligj për shpëtimin e euros
Berlin, 31 gusht - Qeveria gjermane këtë të mërkurë do të paraqesë një projektligj, me të cilin synohet vënia në jetë e forcimit të ombrellës së shpëtimit për euron, për të cilën u vendos në samitin e BE-së në korrik.
Fondi ndër të tjera do të marrë më shumë para për mbështetjen e vendeve të eurozonës në gjendjen të vështirë financiare.
Pjesa gjermane në garancitë e ofruara nga fondi do të rritet nga aktualisht 123 miliardë në 211 miliardë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të informojë kryetarët e grupeve parlamentare pas takimit të kabinetit.
E kontestuar mbetet se në ç\'formë parlamenti federal gjerman do të përfshihet në vendimet financiare të fondit të shpëtimit.