Gjermania nuk shqetësohet shumë nga ulja e bonitetit
Berlin, 14 janar - Ulja e bonitetit të nëntë vendeve të eurouzonës nuk ka lëkundur vendosmërinë e qeverisë gjermane për dalje nga kriza e tanishme financiare.
Ministria e Financave kumtoi se eurozona tani duhet të stabilizohet përmes një pakete masash për buxhetet.
Në Bashkimin Evropian aktualisht po debatohet mundësia e kufizimit të borxheve.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble tha se ulja e bonitetit nga agjecia S&P nuk është befasi.
Me siguri që në eurozonë ka pasiguri dhe ne duhet të bëjmë të gjitha për kthimin e besimit në tregje.
Me rëndësi është që vendet të kenë një politikë të përbashkët afatmesme, deklaroi Schäuble.