Gjermania mund të miratojë paketën e ndihmave për Greqinë
Berlin, 20 shkurt - Lideri i fraksionit parlamentar në qeverinë e koalicionit gjerman ka thënë se ekziston mundësia që Bundestagu të miratoj paketën e ndihmave për Greqinë.
Vlen të theksohet se Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të kontribuojë me një kredi prej 13 miliardë eurosh në kuadër të planit e ri për Greqinë, konfirmoi sot e përditshmja \'\'Wall Street Journal\'\' në faqen e saj të internetit.
\"Shuma e kontributit nga FMN nuk është vendosur ende, por institucioni po mendon aktualisht për këtë shumë\'\', theksoi e përditshmja duke cituar persona të afërt me këtë çështje.
FMN-ja i akordoi Greqisë në muajin maj 2010 një kredi prej 30 miliardë eurosh, në kuadër të një plani ndërkombëtar prej 110 miliardë eurosh.
Kjo e fundit nuk ka mjaftuar për rimëkëmbjen e ekonomisë greke, që është zhytur në një recesion të rëndë.
Ministrat e Financave të zonës euro do të mblidhen të hënën në Bruksel për të shqyrtuar nëse janë plotësuar kushtet për zbatimin e një plani të dytë në mbështetje të Athinës duke përfshirë një komponent publik prej 130 miliardë eurosh dhe një fshirje të pjesëshme të borxhit mbështetur nga kreditorët privat.