Gjermania mirëpret investitorët kinezë
Berlin, 6 janar - Qeveria federale përshëndet iniciativën e Kinës për marrëdhënie të ngushta ekonomike mes të dyja vendeve më të mëdha eksportuese.
"Investorët kinezë janë të mirëseardhur në Gjermani", tha nje zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë.
Zëvendëskryeministri kinez Li Keqiang në gazetën "Süddeutsche Zeitung" kishte deklaruar se qeveria kineze është e interesuar për investime të tjera gjermane në këtë vend.
Kjo vlen në veçanti për teknologjinë e lartë në sektorin e kursimit të energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe bujqësisë moderne, shkruan ai.
Pak para vizitës së tij në Berlin, Li shkruan se Kina do të ndihmojë vendet e BE-së për tejkalimin e krizës së euros.
Li konsiderohet si pasardhës i mundshëm i kryeministrit të tanishëm kinez ëen Jiabao.