Gjermania miraton programin e shpëtimit të Greqisë
Berlin, 28 shkurt - Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar zgjatjen e programit të shpëtimit të ekonomisë greke.
Miratimi i këtij vendimi, i cili është i nevojshëm për zgjatjen e afatit të borxhit deri në fund të qershorit, nuk përbën një befasi për koalicionin qeverisës të kancelares Merkel, që zotëron 80% të vendeve në parlament.
Dyshimet për besueshmërinë e qeverisë greke janë të dukshme në Gjermani, vendi që paguan 240 miliardë euro për programin e shpëtimit të ekonomisë greke.