Gjermania miraton paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë
Berlin, 19 gusht - Parlamenti gjerman ka miratuar paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë, duke hequr kështu njërën prej barrierave për dhënien e fondeve Athinës, që do të mundësojë daljen nga kriza.
Ligjvënësit gjermanë javën e kaluar kanë pranuar paketën e reformave që përmbanë masa shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Gjermanisë, si parakusht për paketën e shpëtimit.
Ministrat e financave të eurozonës në Bruksel, më 14 gusht janë pajtuar që ti japin Greqisë 86 miliardë dollarë.
Ky këst do ti jepet Athinës, pasi ligjvënësit grekë kaluan në parlament masat e reformave.