Gjermania mbështet largimin e Greqisë nga eurozona
Berlin, 11 janar - Sipas mediave gjermane ARD, Bild dhe Shpigel, 61% e gjermanëve mbështesin largimin e Greqisë nga eurozona.
Sipas këtyre mediave kancelarja gjermane Angela Merkel do të ishte e gatshme të lejonte Greqinë të dilte nga eurozona në rast së e majta radikale Syriza do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 janarit.
Nëse në Greqi pas zgjedhjeve parlamentare do të ndërpritet procesi i reformave ekonomike dhe politikat e kursimit ekonomik, këtij vendi nuk do ti jepet kësi i radhës prej 10 miliard eurosh dhe kjo do të krijojë më shumë mundësi për daljen e Greqisë nga eurozona.