Gjermania legalizon monedhën e re
Berlin, 26 gusht - Gjermania ka njohur Bitcoin si mjet shkëmbimi financiar, duke e ligjëruar monedhën e blerjeve në Internet dhe duke lejuar në këtë mënyrë shkëmbimin e saj në para reale si dollari apo euro.
Vendimi i Ministrisë gjermane të Financave për ta pranuar Bitcoin-in si valutë dhe para private, duke e bërë pjesë të ligjeve vendase të taksave, e ka pastruar disi imazhin e dyshimtë të saj. Faqet online të shkëmbimit të valutave e vendosin vlerën e Bitcoins në varësi të kërkesës dhe ofertës.
Aktualisht një Bitcoin vlerësohet me 82 euro. Nuk është njohur ende ndërkombëtarisht si valutë, ajo do të konsiderohet para private, por vlera e Internetit do të jetë subjekt i taksave gjermane, thotë ministria, duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe taksat mbi të ardhurat nga biznesi me Bitcoin. Por pavarësisht njohjes zyrtare, pranimi i Bitcoin nga dyqanet online shihet me skepticizëm.
Anarkistët e djathtë, thote dojce vele e konsiderojne monedhen virtuale si armë në luftën ideologjike kundër kapitalizmit financiar.
Nderkohe, ata që blejnë rregullisht online i druhen vjedhjeve qe mund te ndodhin me nje valutë ende të parregulluar. Keto muajt e fundit, vlera e bitcoinit eshte rritur ndjeshem. Në vitin 2012, një bitcoin shkëmbehej me 5 euro dhe papritur para gjashtë muajsh mberriti nje nivel rekord prej 200 eurosh.