Gjermania kundër zgjerimit të fondit të shpëtimit
Berlin, 22 shkurt - Gjermania ka përjashtuar sërish zgjerimin e fondit të planifikuar të shpëtimit të eurozonës.
Mekanizimi Evropian i Stabilitetit (ESM), për të cilin janë propozuar 500 miliardë euro pritet të nisë së funksionuari në korrik.
Liderët everopianë kanë rënë dakort në muajin dhjetor, që të diskutojnë zgjerimin e ESM-së në samitin e këtij muaji.
Por, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stiven Zajbert tha se qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar.
Gjermania beson se vlera aktuale e ESM-së është adekuate, në veçanti pas rënies së tensioneve të tregjeve të bonove italiane e spanjolle.