28 Prill 2025

Gjermania kërkon vazhdimin e konsolidimit buxhetor në BE

Berlin, 24 prill - Ministria gjermane e Financave bëri thirrje të martën për vazhdimin e konsolidimit buxhetor dhe reformave në Bashkimin Evropian (BE).
    
\"Tani duhet të vazhdojmë konsolidimin buxhetor dhe përforcimin e rritjes ekonomike përmes reformave\", theksuan burime zyrtare nga ministria në reagim të deklaratave të Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Barroso deklaroi dy ditë më parë se \"politikat aktuale kanë arritur një limit\".

Por, për Ministrinë gjermane të Financave, politika e zhvilluar që nga fillimi i krizës në zonën euro, ka arritur një sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)