Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar nga vende jashtë BE
Berlin, 29 korrik - Deri tani në Gjermani janë kërkuar vetëm infermierë dhe kujdestarë për të moshuarit.
Por sipas gazetës \"Welt Agjencia Federale e Punësimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë përpiluar një listë me 18 grupe profesionesh, për të cilët ka shumë nevojë dhe mungesa në Gjermani.
Siç transmeton DW, kjo listë, që quhet \"lista pozitive\" përmban dhe shumë profesione teknike, mes tyre elektricistë për sipërmarrje industriale, teknikë automatizimi, mekatronikë apo teknikë të teknologjisë së ftohjes dhe të ngrirjes.
Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet, që nuk janë anëtare të BE-së u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku 2013.
Kjo u lejon atyre që kanë përfunduar shkolla profesionale që të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar. -