05 Maj 2024

Gjermania kërkon punëtorë me kualifikim të lartë nga Kosova

Prishtinë, 2 gusht - Më 1 gusht 2012 janë vendosur lehtësime në parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani.

Ky vendim ka për qëllim që Republikën Federale të Gjermanisë ta bëjë më atraktive për imigrantët e huaj me një kualifikim të mirë arsimor. Titulli i ri i qëndrimit zyrtarisht quhet „Karta e Kaltër BE“ (Blaue Karte EU).

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel, duke iu referuar sot lehtësimeve, të cilat kanë hyrë në fuqi për sa i përket punësimit të personave me kualifikim të lartë në Gjermani ka deklaruar se në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë.

"Që nga dje, parakushtet, pas përmbushjes së të cilave absolventët e shkollave të larta dhe universiteteve mund të punësohen në Gjermani janë reduktuar ndjeshëm."

"Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo posedimit të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë“, ka theksuar Reichel.

Më shumë informata gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane, në www.pristina.diplo.de

Krahas kësaj për ekspertë të kualifikuar është vendosur edhe një titull i qëndrimit për kërkim të vendit të punës.

*1) „Karta e Kaltër BE“ *

*-- Kërkesat dhe parakushtet --*

Një „Kartë të Kaltër BE“ mund të marrë një person, i cili ka përfunduar në Gjermani studimet në një insitucion të arsimit të lartë. Nëse studimet nuk janë përfunduar në Gjermani, atëherë varet nga ajo, nëse kryerja e studimeve

- është njohur, apo

- personi i është nënshtruar një provimi të krahasueshmërisë në Gjermani.

Informata lidhur me njohjen e studimeve dhe provimit të krahasueshmërisë për studimet e kryera jashtë Gjermanisë mund të gjenden në: www.anabin.de .

Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës duhet të dëshmojë që ai në Gjermani do të marrë një /pagë vjetore bruto/ në vlerë prej /së paku/ /44.800 Euro/. Kjo mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes së një kontrate të punës, apo një oferteje të obligueshme për një vend të punës.

*-- Të veçanëtat për personat me kualifikim të lartë në profesione, në të cilat ka mungesë të fuqisë punëtore --*

Për persona me kualifikim të lartë në profesione, për të cilat është konstatuar se ka mungesë të fuqisë punëtore vlenë një kufizim në i ulët i pagës minimale. Ky aktualisht sillet rreth /34.944 Euro/. Në këto profesione bëjnë në veçanëti

- inxhinierët,

- shkencëtarët e shkencave natyrore,

- matematikanët,

- ekspertët në fushën e teknologjisë informative (IT), si dhe

- mjekët e mjekësisë humane.

Profesionet e tjera të përfshira këtu, mund të gjenden në vegëzën: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2009:292:0031:0047:DE:PDF në grupet 21, 221, 25.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)