Gjermania kërkon bashkimin bankar në nivel evropian
Berlin, 11 korrik - Gjermania u shpreh se nuk dëshironte në asnjë mënyrë të shkaktonte vonesa apo bllokime në realizimin e një bashkimi bankar në nivel evropian, pasi u shpreh kundër propozimit të Brukselit për sa i përket një elementi kyç të sistemit.
\"Ne nuk bllokojmë e as vonojmë asgjë, por kërkojmë zgjidhe të qëndrueshme\", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Financave, Marianne Kothé.
\"Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje evropiane, që të jenë sa më konstruktive dhe thelbësore\", shtoi ajo, pa mohuar kritikat e Gjermanisë ndaj propozimeve të Komisionit Evropian.
Komisioni propozoi sot formimin e një autoriteti të ri, që do të përfshijë përfaqësues nga shumë institucione dhe do të ketë detyrën e mbikëqyrjes së bankave në vështirësi të eurozonës.
\"Propozimi i Komisionit tejkalon kompetencat e tij dhe kjo do të nënkuptonte ndryshimin e traktateve evropiane, procedurë që kërkon shumë kohë\", theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Berlini është shprehur prej disa javësh në favor të modelit të institucioneve që i përkasin një rrjeti kombëtar, dhe jo një autoriteti qendror.
Ndërkohë, edhe Franca mbështeti qëndrimin e Gjermanisë.