Gjermania kërkoi rritjen e fondit evropian në 1 000 miliardë euro
Berlin, 21 tetor - E përditshmja ''Financial Times Deutschland''njoftoi të mërkurën se ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble përmendi shifrën 1 000 miliardë euro për kapacitetin e kredisë së zgjeruar nga mekanizmi i ndihmës për vendet evropiane në vështirësi FESF.
Ministria gjermane e Financave nuk ishte menjëherë e gatshme për të dhënë shpjegime.
Sipas të përditshmes, Schäuble e përmendi këtë shifër gjatë takimit me deputetët e maxhorancës konservatore (CDU/CSU).
Evropianët po negociojnë aktualisht për mjetet teknike destinuar rritjes së kapacitetit të kredisë nga FESF, aktualisht 440 miliardë euro nëpërmjet rentabilitetit financiar dhe pa rritur kontributin e shteteve: bëhet fjalë në një farë mënyre ''të ndihmosh shumë pa shpenzuar shumë.''