Gjermania kërcënohet nga zhdukja masive e fuqisë punëtore
Berlin, 4 nëntor - Fuqia punëtore në Gjermani, sipas një studimi të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Evropë), gjatë viteve të ardhshme do të tkurret më shumë se në çdo vend tjetër të industrializuar.
Që në vitin 2020 numri i atyre që dalin në pension do të jetë më i lartë se numri i fuqisë së re punëtore, shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung", duke iu referuar studimit të OECD-së.
Kërkesa për fuqi punërore sipas OECD-së mund të kënaqet vetëm pjesërisht me zgjatje të kohës së punës, apo nga radhët e të papunëve.
Një mjet plotësues mund të jetë marrja e fuqisë punëtore nga jashtë, thuhet më tej në raport.