Gjermania ka progresionin më të ulët për koston e punës në 10 vjet
Berlin, 25 prill - Gjermania ka regjistruar në 10 vjet progresionin më të ulët përsa i përket kostos së punës në të gjithë Evropën, sipas një statistike të publikuar sot, por kostoja e punës me honorare është sa një e treta më e lartë se mesatarja evropiane.
Një orë pune në sektorin privat kushton 30,10 euro për punonjësit gejrmane, një shifër rreth 32 për qind më e lartë se mesatarja e BE-së dhe që e klasifikon Gjermaninë në vendin e shtatë nga 27 vendet e BE-së, sipas shifrave të publikuara nga zyra federale e statistikave Destatis.
Në raport me fqinjin francez, kostoja e punës është 12 për qind më e ulët dhe 23 për qind shumë më e ulët se në Belgjikë, që mban vendin e parë në BE.
Gjermania ka njohur në vitete 2001-2011 progresionin më të dobët në gjithë Bashkimin Evropian, me një rritje 19,4 për qind, ndërkohë që kostoja e punës me honorare është rritur në 39,2 për qind, për të njëjtën periudhë, sipas Destatis.
Rritja e pagave në Gjermani është një faktor kyç për zhvillimin e vendit dhe veçanërisht për industrinë.