Gjermania ka përsëritur qëndrimin kundër eurobonove
Berlin, 31 korrik - Qeveria gjermane serish e ka përsëritur në Berlin qëndrimin e saj negativ kundër eurobonove.
''Çdo ndarje e borxheve sovrane, ku si shembull mund të merret forma e eurobonove, nuk mbështetet nga ekzekutivi gjerman'', u shpreh Georg Streiter, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me vullnetin për të bërë ç'të jetë e mundur për të mbrojtur euron, e bërë publike në deklaratën e përbashkët Monti-Merkel, të bërë pardje.