27 Dhjetor 2024

Gjermania i propozon Greqisë borxhlie të shesë ishujt

Berlin, 5 mars - Gjermania i propozon Greqisë të nxjerrë në shitje ishujt e saj, në mënyrë që të shlyejë borxhet e shumta që ka marrë. “Greqia të shesë ishujt e saj!”, ishte titulli me të cilën është hapur sot e përditshmja “Bild”, e cila citonte deputetin liberal-demokrat dhe ekspertin gjerman të ekonomisë, Frank Schaeffle.

“Qeveria greke duhet të heqë dorë nga sforcimi që po i bën biznesit privat, dhe më e mira do të ishte që të nxirrte në shitje ishujt e pabanuar”, është shprehur përfaqësuesi i Partisë Social-Demokrate, parti e cila është në koalicion me kristian-demokratët e Angela Merkelit.

Gjithashtu, edhe lideri i Kryesisë së Partisë Kriastian-Demokrate, Josef Schlarmann ka propozuar të njëjtën gjë. “Një person që falimenton, gjëja e parë që bën është të kthejë në para cdo pasuri që ka. Greqia për shembull zotëron shumë ishuj të pabanuar dhe ku nuk ushtrohet asnjë biznes. Me paratë e fituara nga shitja e ishujve, ajo mund shlyejë shumë lehtë borxhet që ka marrë”, propozon Schlarmann. Të njëjtin propozim ka bërë edhe Forumi Rinor i kristian-demokratëve.

Prestigjiozja gjermane vë në dukje se Greqia zotëron 3 054 ishuj, dhe nga këta vetëm 87 janë të banueshëm. Ironia therëse e “Bild” shkon edhe më tej, duke i gjetur klientin e parë Greqisë. “Në landin e Hamburgut gjendet një kompani e quajtur ‘Vladi Private Islands’, e cila është e gatshme që sot të japë 45 milion euro për të blerë një ishull”, shkruan prestigjiozja gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)