Gjermania i ndan Kosovës edhe 60 milionë euro
Prishtinë, 21 nëntor - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.
Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku pas nënshkrimit të Protokollit do të ketë edhe konferencë për Media për të japur me shumë detaje në lidhje me ketë protokoll.