Gjermania gjen 55 miliard euro pas një gabimi në llogari
Berlin, 30 tetor - Gjermania i ka gjetur vetes 55 miliard euro pasi zbuloi se ishte bërë një gabim në llogari në bankën Hypo Real Estate, e cila u shtetëzua pas problemeve në vitin 2008.
BBC raporton se tani vendi pret që niveli i borxhit të ulet në 81.1 përqind për vitin 2011, 2.6 përqind pikë më pak se parashikimi i mëparshëm. Zbulimi është bërë që në fillim të muajit, por ministri i Financave, Volfgang Shojbël e bëri lajmin të ditur tani.
Banka HRE u përballe me mungesë likuiditeti pas falimentimit të gjigantit amerikan Lehman Brothers në vitin 2008.
Qeveria gjermane i ofroi bankës një injektim kapitalesh prej 10 miliard eurosh përpara se ta shtetëzonte./tema/