Gjermania gati të rrisë fondin për të ndihmuar eurozonën
Berlin, 30 janar - Pas shumë hezitimesh, Gjermania u shpreh e gatshme të pranojë një rritje të burimeve të Fondeve të shpëtimit për t'i ardhur në ndihmë zonës, me më shumë se 500 miliardë euro, konfirmoi e përjavshmja "WirtschaftsWoche", që pritet të dalë në treg të hënën, duke përmendur burime qeveritare.
Sipas të përjavshmes gjermane, një mundësi do të ishte bashkimi i burimeve të MES, fondi i përhershëm i ndihmës, që pritet të hyjë në fuqi në korrik, me ato që mbeten nga FESF, Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar, që është ngritur përkohësisht në vitin 2010, theksoi e përjavshmja gjermane.