19 Maj 2024

Gjermania e pret raportin përfundimtar për Greqinë

Berlin, 13 nëntor - Qeveria gjermane e përshëndeti pranimin e propozim-buxhetit për vitin 2013 nga ana e Parlamentit grek, po vazhdon ta presë raportin përfundimtar të treshes së kreditorëve ndërkombëtarë, duke theksuar se diçsa çështje ende nuk janë zgjidhur.

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Financave Mariane Kote theksoi se deri më tani janë prezantuar vetëm dokumentet e para teknike nga raporti i "treshes" së kreditorëve për Greqinë (BE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja).

Ajo theksoi se nga kjo, me siguri, bëhet e qartë se raporti përfundimtar i "treshes" ende nuk është qasës, pot vetëm disa pjesë të tij të cilat eventualisht do të përfshihen në variantin përfundimtar.

Sipas saj, këto elemente duhet të shqyrtohen dhe është "joreale" të pritet zgjidhje në seancën e Eurogrupit, gjegjësisht transhë të re nga ndihma për Athinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)