Gjermania e Franca pro qendrimit të Greqisë në Eurozonë
Berlin, 22 maj - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble u shpreh dje se duhej bërë gjithçka për qëndrimin Greqisë në bashkimin monetar evropian, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij francez, Pierre Moskovici.
\"Besojmë se Greqia ka vendin e saj në zonën euro, por Athina duhet të përmbushë angazhimet e saj\", deklaroi Moskovici, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, në vizitën e tij të parë në Berlin.
\"Por, Evropa duhet të përcjellë sinjale stimuluese për rritjen e investimeve dhe rritjen ekonomike në Greqi, kur vendi po përjeton një krizë të rëndë\", shtoi ministri francez.
Ai theksoi gjithashtu se \'\'duhej dërguar një mesazh inkurajues për të gjithë grekët\'\'.