Gjermania e Franca me plan të përbashkët për reformën e eurozonës
Berlin, 17 mars - Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u zotuan për hartimin një plani të përbashkët për reformën e eurozonës deri në qershor të këtij viti.
"Për shumë vite, Europa ka pritur që çifti franko-gjerman të ecë përpara dhe të propozojë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë," u tha Macron gazetarëve. "Do të propozojmë një plan të qartë dhe ambicioz për këtë ndryshim deri në qershor," shtoi ai.
Kreu francez vuri në dukje se Europa është tronditur thellë pas Brexit-it dhe zgjedhjeve italiane, duke rritur presionin ndaj dy fuqive kryesore për të nxjerrë një plan të përbashkët që përfshin integrimin më të mirë ekonomik e monetar, një politikë të përbashkët për të trajtuar fluksin e emigrantëve dhe çimentimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Gjatë një daljeje të përbashkët para shtypit, kancelarja Merkel, e cila ndodhej për vizitën e saj të parë Paris pas rizgjedhjes, theksoi se "është më e domosdoshme se kurrë, për të ecur së bashku". "Europa duhet të veprojë në një kontekst ku parimi shumëkombësh është gjithnjë e më i kërcënuar," theksoi Merkel-i.