Gjermania do të shkurtojë përfitimet për migruesit që nuk integrohen
Berlin, 2 shkurt - Ministrja gjermane e punës ka kërcënuar se do të shkurtojë përfitimet për migruesit që nuk duan të integrohen në shoqërinë gjermane.
Gjermania regjistroi afro 1.1 milionë strehimkërkues gjatë vitit të fundit.
Integrimi i atyre që u është lejuar qëndrimi, në shoqëri dhe në tregun e punës, do të jetë sfidë e madhe në vitet në vazhdim.
Ministrja e Punës, Andrea Nahles, shkroi në edicionin e së hënës të së përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, se \"të gjithë njerëzit që jëtojnë në Gjermani, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, duhet të përpiqen, të kërkojnë punë dhe të mbështesin veten e familjet e tyre sa më mirë që është e mundur\".
Nahles theksoi se \"do të shkurtojmë përfitimet për ata që dëshmojnë se nuk duan të integrohen\".
Ajo tha se gjendja do të matet me gatishmërinë për të respektuar rregullat e shoqërisë gjermane dhe ndjekjen e kurseve për mësimin e gjuhës gjermane.