07 Nëntor 2024

Gjermania do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës

Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në një takim Ministren e Shtetit  për Punë, Social, Familje dhe Integrim e Landit të Bavarisë, Gjermani znj. Emilia Müller, me bashkëpunëtorë. 

Ministri Reçica falënderoi Ministren Müller për mbështetjen që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe posaçërisht mbështetjen për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me projekte të qarta në zvogëlimin e papunësisë, aftësimin profesional të të rinjve etj.

Znj. Müller falënderoi Ministrin Reçica për mikpritjen dhe për detyrën e re. Ajo theksoi se shteti i Gjermanisë do të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe inkurajoi Ministrin Reçica që të mbështesë projektet, të cilat i ofron shteti Gjerman për Kosovës.

Ministri Müller sqaroi përvojën e shtetit Gjerman lidhur me Aftësimin Profesional të të rinjve dhe sistemin Dual të Shkollimit.

Ministri Reçica e njoftoi Ministren Müller për programin qeverisës si dhe për aktivitet që do të ndërmerr MPMS lidhur me punësimin e të rinjve, koordinimin me MASHT lidhur Arsimin Profesional të të rinjve, si dhe këshillimin e të rinjve për orientim në karrierë.

Znj. Müller e përgëzoi Ministrin Reçica për punën e tij dhe me këtë rast e ftoi për një vizitë zyrtare në Gjermani për t’u njoftuar nga afër me praktikat e shtetit Gjerman, lidhur me punësimin e të rinjve dhe aftësimin profesional të tyre.

Ministri Reçica edhe një herë falënderoi znj. Müller për mbështetjen e Gjermanisë dhe të sajin, me qëllimin të zhvillimit të Kosovës dhe punësimit të të rinjve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)