02 Maj 2024

Gjermania do ta mbështesë Kosovën

Prishtinë, 10 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach.

Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se me ambasadorin Steinbach kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral që do ta kenë Qeveria e Kosovës me atë të Gjermanisë.

“Pata një takim të shkëlqyeshëm me ambasadorin Steinbach, ku biseduam për bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Fushat e bashkëpunimit do të jenë në planin bilateral në mes të dy shteteve tona, njëkohësisht edhe në planin që do ta quaj multilateral përmes Brukselit. E them me kënaqësi së shteti gjerman ka ndihmuar shumë edhe në aspektin e reformës ligjore Republikën e Kosovës, projekte që vazhdojnë edhe tani dhe ne do të jem të kujdesshëm që këto përkrahje t’i shfrytëzojmë mirë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Ndërsa, ambasadori Hans-Dieter Steinbach tha se Gjermania ka mbështetur dhe do vazhdojë ta mbështes edhe në të ardhmen Kosovën.

“Kemi pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve politike. Gjermania ka mbështetur dhe financuar shumë projekte në të kaluarën në fushën e sundimit të ligjit, dhe natyrisht do të vazhdojmë këtë ndihmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që po dëgjoj nga Ministri që vizioni largpamës është i njëjtë me atë të Gjermanisë, vizioni ynë i përbashkët është integrimi në strukturat evropiane, dhe si Gjermani do e mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha ambasadori Steinbach.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në takim e zhvilluar sot me ambasadorin Steinbach, janë dakorduar që të vazhdojnë negociatat në mes të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovaës dhe asaj të Gjermanisë, rreth Marrëveshjes për Ndihmën Juridike në Çështjet Penale, si dhe për marrëveshje tjera të fushës së interesit ndërmjet dy vendeve në luftimin e kriminalitetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)