Gjermania dhe Franca të vendosura për të mbrojtur eurozonën
Berlin, 29 korrik - Gjermania dhe Franca janë të vendosura të bëjnë gjithçka për të mbrojtur eurozonën, deklaruan dje kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande në një komunikate të përbashkët për shtyp.
Dy liderët e Bashkimit Evropian kanë rikonfirmuar se \'\'ruajtja e monedhës së përbashkët është një prioritet\'\' i bllokut të 27 vendeve.
Deklarata mbështetëse e Merkelit dhe Hollande-it ndihmoi gjithashtu për të rritur 0,5 për qind vlerën e euros në këmbimin me dollarin gjatë ditës.
Në tregjet ndërkombëtare një euro u shkëmbye me 1,22 dollarë.