Gjermania dhe Britania me plan antikrizë për bankat në BE

Berlin, 2 prill - Gjermania dhe Britania e Madhe, sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, duan të dalin më qëndrim të përbashkët në BE për dhënien e një kontributi financiar antikrizë të bankave në Bashkimin e Evropian.
Pas një takimi me kryeministrin britanik, Gordon Brown, kancelarja gjermane tha se të dyja vendet pajtohen në një masë të madhe lidhur me këtë çështje.
"Gëzohem që edhe në Britaninë e Madhe ekziston synmi për një masë të tillë. Kemi rënë dakord që një koordinim të tillë ta arrijmë brenda BE-së. Pas kësaj, si evropianë në samitin e G20-s-, mendoj që së bashku me amerikanët- këtë ta shohim si një masë të re, e cila të sigurojë që bankat që futen në krizë në të ardhmen të mos rëndojnë më taksapaguesit, por të mbajnë vetë peshën e rrezikut."
Qëllimi është që një kontribut i tillë i bankave të koordinohet brenda BE-së. Merkel deklaroi se deri në samitin e ardhshëm të BE-së duhet arritur në një qëndrim të përbashkët.
Pas kësaj evropianët mund të përpiqen të fusin në të gjithë botën pjesëmarrjen e bankave në pasojat e krizës. Lidhur me Iranin, Merkel dhe Brown mbështesin presidentin amerikan për sanksione të reja kundër Iranit.