15 Nëntor 2024

Gjermania, aksionari më i madh jorajonal i Bankës Aziatike

Pekin, 22 dhjetor - Si një nga partnerët e parë të Bankës Aziatike Infrastrukturore të Investimeve, Gjermania ka depozituar dokumentet e ratifikimit pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Kontributi i Gjermanisë është 4.5 miliard dollarë amerikanë, duke u bërë aksionari i katërt më i madh i kapitaleve për AIIB dhe më i madhi, jashtë Azisë.

Mësohet se drejtori ekzekutiv i AIIB-së nga Gjermania do ta ketë selinë në Pekin. Banka e re ndërkombëtare për zhvillim e kryesuar nga Kina, aktualisht përbëhet nga 57 vende themeluese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)