Gjermani, zvogëlohet prodhimi bruto
Berlin, 15 shkurt - Qeveria gjermane ka bërë të ditur për zvogëlimin e 0.6 % të prodhimit bruto në këtë vend.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti informativ Maiami Heral i cili njofton se drejtoria federale e statistikave të Gjermanisë ka bërë të ditur se zvogëlimi i prodhimit bruto në këtë vend ka ndodhur në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.
Kjo rënie e prodhimit të brendshëm bruto në Gjermani si ekonomia më e madhe në Evropë është cilësuar më shumë sesa që pritej nga ekspertët e ekonomisë.
Funksionarët në qeverinë gjermane shkak për këtë rënie e kanë konsideruar uljen e eksportit të këtij vendi.
Kjo rënie ka shkaktuar edhe brengosje të madhe sa i përket borxheve të këtij vendi.