10 Maj 2024

Gjermani, të pasurit bëhën më të pasur, të varfërit më të varfër

Prishtinë, 20 shtator - Dallimi mes të pasurve dhe të varfërve po bëhet gjithnjë e më i madh në Gjermani, ndërkaq pasuria shtetërore është duke u zvogëluar, thuhet në Draftin e Qeverisë Gjermane për varfëri dhe pasuri.

Në përputhje me zvogëlimin e pasurisë shtetërore, prej vitit 1992 deri në vitin 2012 pasuria private është rritur prej 4.6 mijë miliardë në saktësisht 10 mijë miliardë euro, më shumë se dyfish.

Vetëm në të ashtuquajturën “periudhë të krizës” nga viti 2007 deri në vitin 2012 pasuria private, në të cilën përfshihen patundshmëritë, toka e ndërtimtarisë, investimet ose pretendimet nga fondet e pensioneve të ndërmarrjeve, është rritur për 1.4 mijë miliardë euro.
 
Sipas raportit të Ministrisë së Punën në dhjetë për qindëshin në krye gjendet edhe një pjesë e dhjetë familjeve më të pasura, “pasuria e të cilave në periudhën e njëjtë kohore është rritur gjithnjë e më shumë”.

Në vitin 1998 ato kanë përbërë 45 për qind të pasurisë së përgjithshme. Megjithatë, tani në duart e kësaj dhjetësheje gjermane gjendet madje 53 për qind e pasurisë së përgjithshme të shtetit.

Ndërsa familjet të cilat e përbëjnë gjysmën e poshtme të listës posedojnë vetëm një për qind të pasurisë së përgjithshme të Gjermanisë, thuhet në raportin të cilin e ka analizuar gazeta gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’.

Në raport thuhet se në “pjesën e epërme shënohet bilanc pozitiv”. Ndërsa ata 40 për qind të të punësuarve me vendim në pjesën e poshtme të listës, megjithatë, për shkak të inflacionit kanë qenë temë e reduktimit të të ardhurave personale.
 
Një zhvillim i tillë i situatës “ofendon të drejtën e popullit për barazi”, ka konstatuar ministrja gjermane e punës Ursula fon der Lajen nga Unioni Demokristian.

Në bazë të këtij raporti për varfërinë dhe pasurinë mund të konstatohet se bëhet fjalë për një trend të shkrirjes së pasurisë shtetërore.

‘Sueddeutsche Zeitung’ bën të ditur, duke u bazuar në raport, se pasuria shtetërore prej vitit 1992 deri në fillim të vitit 2012 është zvogëluar për hiq më pak se 800 miliardë euro.

Një gjë e tillë edhe është vërejtur për shkak të masave të marra gjatë krizës ekonomike dhe financiare kur erdhi deri te “zhvendosja” e pasurisë private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)