Gjermani, shpëtimi i euros në Gjykaten kushtetuese
Berlin, 6 korrik - Ndihmat miliardëshe të Gjermanisë për shtetet e eurozonës në krizë financiare, së fundi janë vënë në bankën e provës juridike.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble, mbrojti para Gjykatës Kushtetuese paketat e ndihmës si garanci të nevojshme për tregje financiare ndërkombëtare të qëndrueshme.
Kundërshtarët e tij, politikani krisitiansocial Peter Gauweiler si dhe pesë profesorë të ekonomisë, në hapjen e diskutimeve në gjykatën në Karlsruhe, argumentuan se kontrolli demokratik nga parlamenti federal është i rrezikuar.
Ata kanë ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese kundër pjesëmarrjen gjermane në paketat e ndihmës.
Gjykatësit bënë të qartë se ata janë të interesuar në respektimin e rregullave të lojës sipas ligjit themeltar dhe jo për përcaktimin e një politike të drejtë financiare. Vendimi i tyre pritet të jepet në vjeshtë