Gjermani, pagat mesatare e të huajve më të ulëta se të vendasve
Berlin, 11 janar - Nga një sondazh të publikuar të mërkurën për punonjësit e huaj rezulton se pagat mesatare të punonjësve të huaj në Gjermani janë më të ulëta se ato të vendasve.
Të dhënat nga sondazhi tregojnë se të ardhurat e të huajve që sapo kanë hyrë në tregun e punës në Gjermani janë sa 64 për qind i pagës mesatare të punonjësve gjermanë. Pas 8 vitesh pune, kjo përqindje arrin në afro 72 për qind.
Ndërkohë, nga sondazhi vihet re se edhe dallimet mes vendeve të ndryshme janë të dukshme.
Në krahasim me punonjësit nga Turqia e vendet e ish-Jugosllavisë, punonjësit nga Hungaria, Çekia etj. përfitojnë pagë më të lartë.
Ndërsa punonjësit nga vendet e zhvilluara si Britania, SHBA-ja etj, marrin pagë më të lartë se punonjësit gjermanë, pasi ata punojnë në Gjermani si specialistë të lartë.