Gjermani, numri i të papunëve arrin në 3 milionë e 82 mijë
Berlin, 1 shkurt - Në deklaratën e Agjencisë Federale të Punës që gjendet në Nurenberg, numri i të papunëve për muajin janar, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2011, me një rritje në 302 mijë, u deklarua të jetë 3 milionë e 82 mijë.
Përqindja që në dhjetor të vitit të kaluar ishte 6,6për qind në muajin e parë të këtij viti duke u rritur 0,7 për qind arriti në 7,3për qind.
Papunësia në janar të vitit të kaluar në Gjermani ishte në nivelin 7,9 për qind.
Kryetari i Këshillit Administrativ të Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jyrgen Weise duke vënë në dukje se zhvillimet pozitive në tregun e brendshëm vitin e kaluar kanë vazhduar edhe gjatë muajit janar të këtij viti, tha se rritja e papunësisë buron nga kushtet stinore dhe se kërkesa për fuqinë punëtore është ende e lartë.