Gjermani, konsumi dhe eksportet rritën GDP-në
Bernë, 11 janar - Ekonomia e parë e Eurozonës, Gjermania, realizoi një performancë shumë të mirë se pjesa tjetër e kontinentin e mbështetur nga konsumi i fortë i brendshëm dhe nga eksportet e mira përtej detit.
Megjithatë, të dhënat statistikore sugjerojnë një fillim të ngadaltë në këtë vit për Gjermaninë.
Sipas të dhënave paraprake të zyrës federale të statistikës, në vitin e kaluar prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani u rrit me 3 për qind dhe kjo është një vlerë më e vogël se rritja me 3.7 për qind që regjistroi në vitin 2010.
Sipas zyrës së statistikës, kontributin më të madh e ka dhënë konsumi i brendshëm, që në vitin 2011 u rrit me 1.5 për qind, kundrejt rritjes 0.6 për qind që regjistroi në vitin 2010.
Konsumi i brendshëm sipas analistëve është mbështetur tek përmirësimi i sektorit të punësimit dhe rënia e papunësisë.
Në muajin dhjetor, papunësia gjermane ra në pikën më të ulët që nga bashkimi i dy Gjermanive 20 vite më parë