05 Maj 2024

Gjermani, klientët e bankave janë të pakënaqur

Berlin, 7 gusht - Katër vjet pas shpërthimit të krizës financiare mosbesimi i gjermanëve është më i madh se kurrë më parë. Shumë prej bankave, para së gjithash bankave të mëdha, u kanë humbur nga sytë klientët privatë.

Fitime të majme mund të bëheshin shumë më shpejt me investment banking. Mirëpo ky biznes plot rreziqe e tejet spekulativ ka rënë në mënyrë dramatike për shkak të pasigurisë në vazhdën e krizës së huave.

Qysh atëherë bankat kanë zbuluar përsëri investuesit privatë, me paratë e të cilëve mund të realizohen fitime të qëndrueshme. Përveç kësaj, depozitat i bëjnë ato më të pavarura nga tregu i parasë dhe i kapitalit në financimin e biznesit të tyre.

Mirëpo, aq lehtë nuk mund të \"zihen\" më klientët privatë. Prej krizës financiare dhe prej skandaleve bankare ata janë bërë më mosbesues.

Sipërmarrja konsulente Bain & Company ka anketuar gati 3.000 klientë bankash dhe ka mbërritur në përfundimin se \"me plot të drejtë mund të flitet për krizën më të rëndë të besimit në kohën e pasluftës.\"

Sipas studimit, satisfaksioni i klientëve ka rënë me 13 për qind. Indeksi në fjalë mbulon spektrin nga plus 50 për qind deri në minus 50 për qind, kështu që vlerat negative do të thonë: ka më shumë kritikues sesa të kënaqur.

Më tej nga studimi del se pikat kryesore të kritikës janë këshillimi i mangët dhe shërbimi i keq: \"Kur e vrojtoj temën e këshillimit, atëherë konstatoj se vazhdon të mos punohet gjithmonë në interes të klientëve\", thotë Walter Sinn, partner te Bain & Company dhe drejtor i Grupit gjermano-zviceran të praktikës bankare.

Shpesh bëhet fjalë në radhë të parë për shitjen e produkteve të bankës, dhe më pak për këshillimin e plotë të klientëve.

Sipas studimit, bankave u shpëtojnë miliarda, pasi një klient i kënaqur sjell 60 për qind më shumë fitim.

Një bankë, thotë Sinn, mund të shënojë pikë te klientët me gjëra fare të thjeshta: Këtu hyn të sjellurit miqësisht me klientin dhe jo të lënurit e tij të presë në radhë të gjata. Klienti duhet të ketë ndjenjën, që po kujdesen për të (edhe në gjërat e thjeshta, të përditshme të punës bankare.\"

Pakënaqësia e klientëve privatë tregohet veçanërisht te bankat e mëdha. Këtu ajo arrin kufijtë \"e akullt\", sepse shkalla tregon minus 23 për qind. Konsekuenca: Më shumë se 40 për qind e klientëve të bankave të mëdha konfirmojnë në sondazh vullnetin e tyre për të ndërruar bankën.

\"Më mirë dalin bankat direkte [këto nuk kanë filiale, po operojnë me telefon dhe online], të cilat janë të pozicionuara më qartë si grup bankar dhe që i përmbushin shumë më mirë pritjet e klientëve sesa bankat e mëdha, bankat e kursimeve dhe bankat kooperativa\", thotë Walter Sinn. Te bankat direkte pikat kyç janë çmimi dhe shërbimi onlinë, shton ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)