Gjermani, Dimri bën që të rritet papunësia
Berlin, 2 shkurt - Për arsye të motit dimëror numri i të papunëve në Gjermani është rritur muajin janar me 331.000 në 3,347 milionë.
Shkalla e papunësisë u rrit me 0,7 pikë në 7,9 për qind.
Shefi i Agjencisë për Punën, Frank-Jürgen Weise, tha në Nyremberg, se me gjithë rritjen e kushtëzuar sezonalisht të papunësisë zhvillimi në tregun e punës është parimisht pozitiv.
Sipas tij papunësia në janar është aq e ulët sa nuk ka qenë prej 19 vjetësh.